Grupthit të mashtruesve i shtohet edhe Agron Vojnika

Në “gazetën e murit” www.bfi.mk u botua një reagim amatoresk i njëfarë “gazetari” të ngelur, Agron Vojnika, kundër një shkrimi të botuar gjithandej nëpër mediat shqiptare e që kishte të bëjë me deshifrimin e një mashtrimi që përbente skandalin e radhës së BFI-së së Sulejman Rexhepit. Është po ky mashtrues i cili dy vite më parë, në mënyrë perfide u mundua ta gënjejë tërë opinionin e vendit e në fund doli se e kishte gënjyer vetëm “naçallnikun” e vet, Sulejman Rexhepin. Fjala është kur gënjente sa është i rëndë vetë (si ata dosat e mbarsura) se kinse Akademia e Shkencave dhe Arteve të Bukura të Shqipërisë po e dekoronte Sulejman Rexhepin me “Imazhi i Kombit”! Pastaj kjo Akademi e përgënjeshtroi këtë truk idiotik të Agron Vojnikës dhe e turpëroi si mos më keq Sulejman Rexhepin e zi!

Agron Vojnika në reagimin e vet, si një psikopat këmbëngulë se “Dekoratën e Reisit nuk e luan as topi”! E ne i themi se dekoratën e Reisit e luan një pupël, pasi që tashmë është deshifruar katërcipërisht se si rrodhi tërë ky skandal, nga kush rodhi dhe pse rodhi! “Dekorimi i Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit është dhënë nga Presidenti Amerikan Donald Trump, e këtë nuk e luan as top”, thotë Agron Vojnika, duke ofruar edhe një dokument i cili na e bën fare të qartë se pse insiston aq shumë ai për ta “demantuar” këtë skandal! Se ky pohim i Agron Vojnikës është rrenë e madh këtë nuk e luan as topi! Sepse, “dekorimi nuk është dhënë”, porse “dekorimi është bërë”, ndërsa “të nënshkruar” ia ka dhënë mashtruesi ndërkombëtar Otto von Feigenblatt!

A mundet t’i tregojë opinionit të gjërë Agron mashtruesi se pse një “letër-dokument” të tillë nuk e ka siguruar më herët, madje që nga dita kur na qenka nënshkruar më 24 gusht të vitit 2017? Pse “e ka mbajtur sekret” Ambasada Amerikane? Pse këtë “dokument” Ambasada Amerikane në rrugë diplomatike nuk ia ka përcjellë BFI-së por, përmes kanaleve private na e siguron Agron Vojnika! Është ky “dekorim” institucional apo privat! Sipas dokumentit që e publikon Agron Vojnika e me të cilën e merr më qafë Sulejman Rexhepin, del puna se “dekorimi” ka rrjedhur kanaleve private (përmes lobimit) kurse kjo rrjedhë kushton me mijëra e me qindra mijëra euro! Me këtë dokument Agroni i shkretë e dekonspiroi dhe e komprementoi shumë keq Sulejman Rexhepin! Sa i kushtoi kjo aventurë BFI-së? Ia mbuloi shpenzimet këtij “të dërguari amerikan” Shtëpia e Bardhë apo BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Kush ia mbuloi shpenzimet e udhëtimit? Natyrisht, ai si “kont” nuk do të rehatohet sipas standardeve katundareske të Sulejman Rexhepit apo standardeve primitive të Agron Vojnikës!

Nuk është Agron Vojnika përfaqësues i Stejt Departamentit i cili duhet t’ia percjell Sulejman Rexhepit “vendimet e Shtëpisë së Bardhë”, por është Ambasada e SHBA-së, në Shkup! Vendimet e presidentit amerikan duhet të përcillen se nuk bën, madje edhe në kohë katastrofale, në kohë të luftërave totale, vendimet e presidentit amerikan shkojnë në vendin e vet, përmes linjës diplomatike dhe jo përmes “linjave” mafioze të Agron Vojnkës. Fakt është se në “ceremoninë e dekorimit” mungoi jo vetëm përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane por, u bojkotua si mashtrim dhe skandal nga i tërë kori diplomatik që funksionon në vend, me përjashtim të “ambasadorit” shqiptar, z. Rekës. Agron Vojnika “me kte letër-dokumnent” mundohet që t’i qortojë të gjith diplomatët në vend dhe ta shtojë armiqësinë në mes tyre dhe BFI-së.

Agron Vojnika mendon se dikush po gënjen: ose ata të Ambasadës amerikane ose ata që paskan vendosur që ta shkatërrojnë BFI-në! Fiks pesë muaj Agron Vojnika ka qenë në dilema nëse është e vërtetë se kjo “dekoratë” është me vendim të Donald Trampit apo dikush po tallet me Sulejman Rexhepin. Dhe, këtë dyshim “e shuan” më 18 dhjetor kur e siguron një “letër” nga një “kurir” i Ambasadës Amerikane, pasi që thellësisht ka qenë i bindur se tërë kjo maskaradë me të drejtë do të trajtohet si skandal i radhës i Sulejman Rexhepit. E siguron “një letër” nga “kuriri amerikan” dhe, pa dyshim që me publikimin e kësaj letre tashmë e ka marrur më qafë nëpunësin e ambasadës amerikane i cili, për shkak të komunikimeve të këtilla private pa dyshim që do të fluturojë nga ambasada duke e vulosur karrierën e vet diplomatike. Nuk është halli i Agron Vojnikës që ta ngulë një amerikan, por që ta manipulojë dhe ta zezojë sa më shumë Sulejman Rexhepin.

Dekorata e Donald Trampit ose i jepet personit të caktuar në Shtëpinë e Bardhë, ose autorizohet përfaqësusi diplomatik që dekoratën ta përcjellë deri te personi i caktuar. Nga Ambasada Amerikane konfirmojnë që mashtruesi ndërkombëtar Otto von Feingeblatt, por as ai Ylli Paja, kurrën e kurrës nuk kanë shkelur në Shtëpinë e Bardhë e lëre më të autorizohen personalisht nga Donald Trampi për një “dekorim” të tillë. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka kohë që të merret me maskarada, me cirkuziada dhe me idiotë që japin e marrin “dekorata amerikane”! Me punë idiotësh nuk mund të merret Shtëpia e Bardhë, konfirmojnë nga Ambasada Amerikane.

Agron Vojnikës i qanë zemra se tërë këtë deshifrim të këtij skandali e paskan bërë “ata anonimë që tash e tre vjet po e njolloskan BFI-në dhe kreun e saj”! BFI-ja tashmë është njollosur që kur ka punësuar në radhët e veta një ngelavç, një vrapues pas derrave të egra, një pijandurë, një të pamoralshëm që incizohet nga kamerat e veta tek ec lakuriq nëpër korridorin e BF-së, në orët e vona të natës, me një “siluetë” femre, një hajvan që makinën e ka plotë me armë zjarri ndërkohë që nuk mund t’i gjendet asnjë fletë Kur’ani, një hajn i cili assesi nuk mund të justifikojë pasurinë që e bëri për katër vite sa ishte te bytha e Sulejman Rexhepit, si Agron Vojnika! Në djallë vaftë ajo Bashkësi Fetare Islame që mundohet “ta shpëtojë” një psikopat i rëndë si Agron Vojnika, në kohën kur një lëvizje e tërë teologësh është gritur në këmbë kundër plehërave të tillë si Agron Vojnika. Prej Agron Vojnikës, i cili shkrimin e vet të fundit gazetaresk e pati atë në të cilin e ofendon popullin shqiptar duke e quajtur popull majmunësh, nuk mund të pitet që të flasë një fjalë të mirë për teologët, sepse nëpër venët e tij rrjedh vetëm gjak i neokomunistëve të cilët fenë e konsiderojnë opium, kurse besimtarët e devotshem kandidatë potenciale për t’i manipuluar dhe mashtruar. Këtë të vërtetë për Agron doson (Vojnikën) nuk e luan as topi.

Andi Rakipi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *