Kasami: Me Zaevin biseduam për ecurinë e reformave

Ka përfunduar takimi mes Bilall Kasamit dhe kryeministrit Zoran Zaev, i cili sipas Kasamit ka qenë një takim i rregullt ku është diskutuar rreth reformave të Qeverisë dhe përkrahjen që Lëvizja Besa e jep në lidhje me zbatimin e këtyre reformave me qëllim që të përshpejtohen proceset për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE.

“Kemi biseduar në lidhje me zbatimin e reformave dhe atë të cilën Lëvizja Besa me deputetët e saj duhet ta bëj në Parlamentin e Maqedonisë me të vetmin qëllim që viti 2018 të jetë vit i shpresës për qytetarët e Maqedonisë, të gjithë e dimë që këtë vit përfundimisht Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE. Shprehëm edhe njëherë gatishmërinë tonë të Lëvizjes Besa që këto procese të përkrahen dhe të gjithë ato procese reformuese dhe gjithçka që ka të bëjë me reformat që Maqedonia t’i arrijë ato qëllime, Lëvizja Besa do të jetë në këtë vijë dhe Lëvizja Besa do të angazhohet që këto procese të përshpejtohen. Ky ishte një komunikim normal dhe i rregullt me Kryeministrin dhe shprehëm edhe faleminderit ndaj tij për kurajën dhe guximin për realizmin e reformave që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s”, ka deklaruara Kasami pas takimit me kryeministrin Zaev.

I pyetur nëse është e mundshme që të Lëvizja BESA të bëhet pjesë e Qeverisë, ai tha se ky është proces dinamik dhe se ka mundësi për hyrje-dalje, por për momentin ajo nuk është tema.

“Lëvizja Besa nuk kalkulon në lidhje me atë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo, për Lëvizjen Besa me rëndësi janë proceset reformuese e jo nëse do të jenë pjesë e Qeverisë dhe në këtë drejtim e kemi treguar në të kaluarën dhe kemi përkrahur të gjitha vendimet e Qeverisë që janë në këtë vijë”, deklaroi Kasami.

Kasami shtoi se përçarjet që ditëve të fundit po ndodhin në Lëvizjen Besa nuk janë diskutuar aspak me kryeministrin Zaev, pasi ato ja në çështje brenda partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *