Myfti Qani Nesimi: “Zoti qoftë i kënaqur me Presidentin Amerikan, Donald Tramp!”

Më 28.12.2017, në Shkup, kryetarit të BFI-së iu nda një “Mirënjohje” për të cilën u tha se ishte nga Presidenti amerikan Donald Trump. Me këtë rast u mbajt një ceremoni me çrast u mbajtën disa fjalime përshëndetëse, një nga ato ishte edhe fjalimi i myftiut të Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi, i cili tha:

“Sot kjo ditë është ditë gëzimi, ditë emocionesh, është një moment madhështor i cili na vjen me vullnetin e të Madhit Zot. Sot, Presidenti Amerikan, Donald Tramp, përmes të deleguarve të tij që janë këtu me ne, duke e vlerësuar liderin tonë fetar, H. Sulejman ef. Rexhepin, në fakt na kanë vlerësuar të gjithë neve, si shqiptar e si mysliman. Zotëri Kryetar, puna, angazhimi dhe kontributi i juaj sot është vlerësuar nga Shtëpia e Bardhë dhe, ja, ku po nderoheni me Çmimin e nënshkruar nga vetë Presidenti Amerikan, Donald Tramp. Në fakt, ky akt, zotëri kryetar, nuk po ju nderon vetëm ju, por edhe neve, po na i nderon xhamitë, medresetë tona. Ju kryetar i nderuat edhe bashkëkombasit tanë në diasporë, ju i nderuat shqiptarët e Sirisë, të Turqisë, të Egjiptit, po i nderoni të gjithë shqiptarët, kudo nëpër botë. Zoti ju dhashtë shëndet dhe jetë të gjatë, sepse populli ynë gjithmonë ka nevojë për ju. Zoti qoftë i kënaqur me popullin amerikan! Zoti qoftë i kënaqur me Presidentin Amerikan, Donald Tramp!”./epoka/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *