Prokuroria Themelore Publike fillon hetimin për rastin e palmave në Shkup

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka nisur hetim në lidhje me atë se kush dhe pse ka vendosur të blejë palmat afrikane të mbjellura në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE dhe BDI-së, të cilat nuk e mbijetuan stinën e dimrit dhe u shkatërruan, shkruan portali pravosudstvo.mk.

Përndryshe, nisma për këtë hetim ka ardhur nga një pensionist nga Shkupi, i cili me ndihmën e institucionit Avokati i popullit ka kërkuar të hetohet nëse ka keqpërdorim të detyrës zyrtare në më shumë institucione dhe nga më shumë persona gjatë furnizmit me palmat, të cilët u treguan të papërshtatshme për kushtet klimatike në Maqedoni.

Pensionisti ka llogaritur se vetëm për blerjen e palmave, Buxheti i Republikës së Maqedonisë është dëmtuar rreth 500.000 euro, ndërsa nuk është zbuluar se sa janë mjetet shtesë të përdorura për mbrojtjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *