Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Per 52 vite me radhe Shqipëria, nuk pati marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, deri ne 15 marsin e vitit 1991 pas rrëzimit te regjimit komunist. Ambasada e ShBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, dhe fillimisht ne Tirane mbërriti i ngarkuari me pune me Kristofer Hill e me pas Ambasadori i ShBA Uilliam Eduin Rajerson, i cili i paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991. Qe prej ketij momenti, Shqipëria nje çështje e ka pasur te pandryshueshme ne politiken e jashtme pavarësisht qeverive e kryeministrave, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara jane strategjike per vendin tone. Ne 25 vite nga pala shqiptare janë kryer vizita ne Shtetet e Bashkuara në nivel presidenti, kryeministri e ministrash, ndërkohe nga ana tjetër, Tiranën e kane vizituar sekretare amerikane te shtetit e mbrojtjes por vizita me e rëndësishme mbetet ajo e 10 qershorit 2007 e presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane. Gjate vizitës ne Tirane, presidenti amerikan Bush dha 2 mesazhe te rëndësishme per shqiptaret, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë ne NATO e mbështetje per pavarësinë e Kosovës. Në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, viti 2008 është viti ndoshta me i rëndësishëm ne bashkëpunimin mes dy vendeve per te gjithë kombin shqiptar, pasi vendi yne mori ftesën per anëtarësim ne NATO në Samitin e Bukureshtit, dhe per shkak te mbështetjes se fuqishme te SHBA për deklarimin dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq vitin e kaluar Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan deklaratën e partneritetit strategjik. Ne me shume se dy dekada, vështire te gjendet ndonjë rast ne arenën ndërkombëtare ku Shqipëria, nuk ka mbajtur te njëjtin qëndrim si Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe gjithmonë drejtuesit e shtetit shqiptar i kane drejtuar sytë nga Uashingtoni për mbështetje ne te gjitha sfidat e shqiptareve.

Leave a Reply