Marrëveshje për mbrojtjen e pronës, Rama: Askush nuk do t’i gëzojë pronat e grabitura

Nga Vlora, një qytet me një problematikë të theksuar me pronat, është nëshkruar një marrëveshje ndërinstitucionale e bashkëpunimit për mbrojtjen e pronës e cila ka marrë firmat e drejtuesve të policisë së shtetit, AKKP-së, Prokurisë së Përgjithshme dhe Avokaturës së Shtetit.

Të gjithë atyre që kanë përfituar padrejtësisht prona kryeministri Edi Rama u dërgoi një paralajmërim të fortë kur tha se “askush nuk do ta gëzojë pronën e grabitur”.

“marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore për të finalizuar një rrugë që do të jetë pa dyshim jo e lehtë, një proces të neutralizimit të produkteve të veprës penale të grabitjes së pronës. Dhe kthimit e pronës tek i zoti shtet, apo tek i zoti i vërtetë. Suksesi në këtë betejë ka një rëndësi historike për integritetin moral të këtij vendi, për integritetin juridik të këtij vendi, dhe për zhvillimin ekonomik të këtij vendi”, tha kryeministri Edi Rama.

Ne, tha Rama, nuk do të fokusohemi vetëm tek grabitësit e pronave, por edhe me gjykatësit që janë bërë palë në tjetërsimin dhe grabitjen e pronës.

“Po të ishte kjo një luftë vetëm me grabitësit do të ishte shumë e lehtë. Po kjo nuk është një luftë vetëm me grabitësit, po dhe me gjykatësit, sepse janë palë kundërshtare në këtë proces. Gjykatës të cilët fshihen pas vendimesh kolegjiale që kanë marrë dhe formë të prerë në disa shkallë, dhe që në këto kushte aktualisht janë të pandëshkueshm. Po vetëm aktualisht ama. Sepse jam i bindur që reforma në drejtësi, do të krijojë kushte të reja për të ndarë shapin nga sheqeri, dhe për të ndarë në mënyrë ligjore dhe profesionale kush meriton të mbajë togën e gjykatësit dhe përgjegjësinë e madhe të të qënit garant i lirive dhe të të drejtave të njerëzve në këtë vend, dhe kush nuk e meriton togën e gjykatësit, madje meriton shumë më pak se sa qytetarët e lirë të këtij vendi”, vijoi Rama.

Kryeministri e vlerësoi gatishmërinë e prokurorisë për të bashkëpunuar për të tilla çështje si një ogur i mirë.

Kryeministri e vlerësoi gadishmërinë e prokurorisë për të bashkëpunuar për të tilla cështje si një ogur I mirë.

“Mesazhi i sotëm për të gjithë ata, të cilët janë në anën e shtetit në fushën e kësaj beteje të madhe, që përfaqësojnë prokurorinë, që përfaqësojnë policinë, që përfaqësojnë Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, që përfaqësojnë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është që parashkrimi mund të shpëtojë nga ndëshkimi penal autorët e grabitjes, por nuk mund ta amnistojë produktin dhe nuk mund të legalizojë produktin e grabitjes si një produkt legjitim të grabitësit. Pra, hajduti ka vjedhur, vepra është parashkruar dhe ajo që ka vjedhur i mbetet atij si pronë. Kjo është e papërfytyrueshme. Këto katër institucione kanë në dorë fatin e pronës në Shqipëri dhe duke pasur në dorë fatin e pronës në Shqipëri, kanë në dorë edhe fatin e gjeneratave të tjera. Të gjithë ata që do të përfshihen në këtë operacion duhet të jenë të vetëdijshëm që kanë një barrë të madhe për të mbajtur, sepse përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe sepse suksesi në këtë betejë ka një rëndësi historike të jashtëzakonshme për integritetin moral të këtij vendit, për integritetin juridik të këtij vendi dhe për zhvillimin ekonomik të këtij vendi”, u shpreh Rama.

Leave a Reply