Mbi 1300 protestues të arrestuar

Më shumë se 1300 persona janë arrestuar në Moskë, pas protestës masive të opozitës që degjeneruan në përplasje me policinë.

Pas zbehjes së protestës polica mësyu në vendgrumbullimet e manifestuesve duke i vënë në pranga.

Për kryebashkiakun e Moskës, protesta ishte një kërcënim për sigurinë e kryeqytetit.

Manifestuesit denonconin parregullsitë në zgjedhjet e lokale. Sipas tyre disa nga kandidatët nuk kishin plotësuar numrin e nevojshëm të firmave për të garuar, ndërsa nga ana tjetër figurave të rëndësishme të opozitës u është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet që do të mbahen në shtator.

Ndërkohë që Moska u kthye në arenë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë, presidenti Vladimir Putin mori pjesë në një aktivitet në përkujtim të marinavrëve të mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shefi i Kremlinit u zhyt në 50 metra thellësi, për të vizituar nëndetësen sovjetike të  mbytur në detin Balltik.

Leave a Reply