Mbi 30 mijë viktima në Meksikë nga COVID-19

Meksika aktualisht është një nga vendet më të prekura nga virusi COVID-19.

Më shumë se 30 mijë persona kanë humbur jetën në shtetin e Amerikës Qendrore.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë ditë së shtunë, numri i viktimave u rrit me 523.

Vendi është tashmë i pesti në botë sa i përket numrit të viktimave, ku ia ka kaluar edhe Francës që numëron rreth 29 mijë vdekje.

Në Meksikë të shtunën u regjistrua një numër rekord i infektimeve ditore, apo 6,916 të tilla. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 252 mijë, por mediet vendore shkruajnë se shifrat mund të mos jenë të sakta për shkak të mungesës së testeve.

Meksika është shteti i dytë për numrin e lartë të viktimave pas Brazilit, i cili numëron rreth 64 mijë viktima dhe rreth 1.5 milion të infektuar. 

Leave a Reply