Mbytet 20 vjeçari në plazhin e Durrësit

Një 20 vjecar ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e qytetit të Durrësit, duke shënuar viktimën e parë për këtë vit në plazhet e vendit.

Mësohet se, Ismail Peposhi, student nga Kukësi ka qënë 3 shokë të tjere duke lundruar ne pedalon në plazhin e sektorit Apollonia në Durrës.

Kur i riu është hedhur në det ka shfaqur probleme dhe në ndihmë i kanë ardhur shokët që e kanë nxjerrë deri në breg.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa trupi i tij aktualisht ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit ku pritet të kryehet edhe ekspertiza mjekoligjore.

Paraprakishte dyshohet që shkaku i vdekjes së të riut të ketë qënë një infrakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *