Mediat e afërta me Vuçiqin akuzojnë SHBA-të për vrasjen e Ivanoviqit

Gjatë ditës së sotme gazetat që konsiderohen se në Serbi janë të afërta me presidentin, Aleksander Vuçiq, kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë prapa vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq, lideri i SDP-së , i vrarë gjatë javës së kaluar në veri të Mitrovicës në zgjedhjet e kaluara lokale në Kosovë ishte linçuar nga Lista Serbe për tradhti ndaj shtetit serb dhe akuza të tjera të cilat shkuan në drejtim të tij.

Në numrin e sotëm të gazetës “Srpski telegraf”, e njohur si media pro Presidentit Vuciq, janë akuzuar SHBA-të për vrasjen e Ivanoviqit kinse duke cituar Agjencinë Shtetërore të Inteligjencës Amerikane të qëndrojë prapa këtij krimi, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë citon ekspertin rus të shkencave politike, Leonid Savin, të ketë thënë që “CIA” do që të destabilizojë Serbinë dhe në këtë mënyrë të largojë ndikimin rus në Ballkan.

“Alo!”, një tjetër tabloid pro-Vuçiqit , transmeton mesazhet nga Uashingtoni ku citohet deklarata e profesorit nga Universiteti i Uashingtonit, Edward Joseph,  të titulluar “Një vrasje mund të jetë pikërisht ajo çfarë i duhej Kosovës”, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta në Serbi për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Leave a Reply