Merkel: Do të bëjmë gjithaçka për parandalimin e një Brexit pa marrëveshje

Gjermania dhe partnerët e saj të BE-së do të bëjnë maksimumin deri në çastin e fundit për të parandaluar Britaninë e Madhe që të largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje tërheqje, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel.

“Deri në çastin e fundit, ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje”, tha Merkel pasi u takua me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Ajo ritheksoi pozicionin e BE-së se “marrëveshja e tërheqjes e arritur me kryeministren britanike, Theresa May, ka arritur një balancë të drejtë dhe nuk është e hapur për rinegocim”.

Leave a Reply