Meta dhe Basha, takimi misterioz në TV Klan

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në korridoret e TV Klan: Meta dhe Basha janë takuar për pak minuta, ndërkohë që njëri priste të hynte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit dhe tjetri sapo kishte dalë që andej.

Madje burimi insiston se mbasi u ndanë, ish kreu i LSI-së Meta i ripërsëriti me zë të lartë se komisionerët e tij janë si pilotë të betuar.

“Mos ki frikë, komisionerët e LSI-së do ta mbrojnë dhe votën e PD-së, edhe atë që ka mbetur për votën e PS-së. Standardet mbi të gjitha”, i tha Meta liderit demokrat Basha, përpara se ky i fundit të largohej në bordin e një makine britanike dhe i shoqëruar nga një makinë e Ministrisë së Brendshme, prodhim korean.

Leave a Reply