Meta, me miqësi të re! Përqafohet me Zaevin në Shkup

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë pune në Maqedoni, ku është takuar me Kryeministrin Zoran Zaev, pasardhësin e Nikolla Gruevskit.

Presidenca njofton se Meta e përgëzoi Kryeministrin Zaev për përparimin e shënuar nga vendi i tij si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë Zaev vuri në dukje se Maqedonia tashmë po kalon procese të rëndësishme reformuese duke pasur si objektiv krijimin e një “shoqërie shumetnike për të gjithë” me të drejta dhe trajtim të barabartë për të tërë qytetarët e saj.

Në takimin mes dy drejtuesve të lartë, nuk dihet nëse është diskutuar mbi arratisjen e Gruevskit. Ndërsa në media prej kohësh është aluduar për miqësinë e Metës me të si dhe marrëdhëniet mes LSI dhe VRMO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *