‘Meta, më pranë opozitës se Nishani! Shkeli Kushtetutën me Lleshin!’

Astrit Patozi ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe presindentit Ilir Meta, ku adreson faj tek të dyja palët.

Ish- deputeti demokrat, e konsideron papërgjegjshmëri vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe në mungesën e Gjykatës Kushtetuese ai s’mund të ndëshkohet.

Ndërkohë, sa i takon përgjegjësive të shefit të qeverisë, ai thotë se bëri një zgjedhje të gabuar për kryetar shtet.

Patozi shton se ky institucion u konsiderua si “kafaz për të mbyllur kundërshtarin politik.

Ndër të tjera, në një intervistën për ABC News, Patozi tha:

“Është normale. Shenjë e dekradimit të sistemit. Nuk është çështja veç që presidenti ka një kontraditë apo konflikt me kryeministrin, se ky nuk është fundi i botës.

Por arsyet e paraqitura se për çfarë është kjo përplasje, është shumë e rëndë për një vend normal. Shqipëria nuk është vend normal.

Unë kam parë që palët janë rreshtuar ku njëra palë përqafon Ilir Metën dhe tjetra Edi Ramën.

Më duket e shëmtuar pasi nuk është rasti që s’mund të bëjë krenar askënd. Nëse kishte një moment që të gjithë duhet të largoheshin edhe nga Ilir Meta edhe nga Edi Rama, ishte pikërisht ky moment. Është turpi i politikës.

Ilir Meta e ka shkelur qartë Kushtetutën dhe i vetmi argument është që s’ka Gjykatë Kushtetuese dhe s’ka kush ta gjykojë që është i tillë.

Ndërkohë që nuk është fare pa faj as kryeministri Edi Rama i cili po korr atë që po mbjell vetë. Para një viti ndoshta kam qenë zëri i vetëm që kam thënë që zgjedhjet për presindentin kanë qenë një farsë që po bëhet.

Duhet të ishte moment solemn për shtetin. Presindeca u trajtua si një kafaz politik ku mund të mbyllësh kundërshtarin pasi i ke prerë thonjtë.

Ajo që bëri Meta ishte një ikje nga principi “me qetësi dhe dashuri”. Ishte një dalje nga kafazi. Kjo është një shkallë e degradimit të shtetit.

Meta është më pranë Partisë Demokratike dhe opozitës se sa ishte Zoti Nishani.
Ky i fundit përveç se ishte president i dalë nga një parti politike të cilës i qëndroi besnik deri në fund”, u shpreh Patozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *