Meta në Gjermani: Të punojmë për të frenuar azilkërkuesit

Pas Italisë, kryetari i Kuvendit ka udhëtuar për një vizitë në Gjermani, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditëve të nëntorit shqiptar në Dyserldorf.

Përveç se ka uruar për festat, Meta ka prekur edhe një temë të mprehtë të kohëve të fundit, atë të largimit të të rinjve veçanërisht drejt Gjermanisë.

“Fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë, ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë, sidomos tek të rinjtë, për ta parë të ardhmen në vendin e tyre”, ka deklaruar Meta.

Ai ka vlerësuar se, Shqipëria e ka të domosdoshme të zhvillojë në mënyrë strategjike dhe afatgjatë burimet e saj.

Ekspozita me rastin e festës kombëtare shqiptare është pjesë e një seri eventesh të organizuara në këtë Land. Në këto aktivitete ka qenë e pranishme edhe ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro.

Më tej, kryetari i Kuvendit është takuar edhe me presidenten e Parlamentit të Landit të Uestfalisë së Renit të Veriut, ku ka deklaruar se Gjermania është shembull i jashtëzakonshëm i transformimit. Ai ka shprehur interesin e lartë të të rinjve shqiptarë për shkollim dhe kualifikim në këtë vend.

Leave a Reply