Ministri britanik Xhonson kërcënon: Ta nxjerrim përfaqësuesen nga Botërori po u vërtetua helmi…

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Xhonson, ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme, se Anglia mund të bojkotojë Kupën e Botës në Rusi, nëse vërtetohet se Rusia ka gisht pas sulmeve që ndodhën ndaj një ish-spiun rus. Ai tha se do të ishte e vështirë të imagjinohej se përfaqësuesja angleze do sillej normalist në Kupën e Botës.

Por, kjo ishte një gafë e ministrit, që në fakt e kishte fjalën për delegacionin anglez, që do të shoqëronte ekipin në Rusi. The Sun shkruan se tifozët nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk do të tërhiqet skuadra e futbollit, por thjeshtë zyrtarët britanikë.

 

Leave a Reply