Misionet paqeruajtëse/ Apeli i zv.ministrit të mbrojtjes: Bëni sa më shumë fëmijë që kombi të ketë të ardhme të sigurt

Fëmijët e efektivëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës kanë qenë vizitorët e veçantë, të cilët kanë festuar 1 Qershorin me efektivët dhe kanë falur shumë emocione në ceremininë e përcjelljes së 30 ushtarakëve drejt Afganistanit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi uroi të gjithë fëmijët dhe shprehu krenarinë që Forcat e Armatosura janë kudo në gatishmëri dhe punojnë fortë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve.

“Meqë ne jemi të angazhuar që e ardhmja e popullit tonë të jetë e fortë, të jetë vitale, të jetë e sigurt, i bëj thirrje Shqiptarëve të bëjnë sa më shumë fëmijë, pasi kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë”

Zv.Ministri Koçi në facebook ka postuar edhe një video nga aktiviteti me fëmijët duke i vendosur mbishkrimin:

“Me rastn e 1 Qershorit:
Qe kombi te kete nje te ardhme te sigurt duhet qe shqiptaret te bejne me shume femije.

Petro Koçi, Zv Ministër i Mbrojtjes

/LEXO.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *