Në qershor gazsjellësi Trans-Adriatik piperine do të fillojë shtrimin e tubacioneve të gazit në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga ministri i energjisë Damian Gjiknuri, i cili është informuar në Baku të Azerbajxhanit për ecurinë e ndërtimit të Tap. Përveç gazsjellësit që do të lidhë fushat me gaz natyror të Shah Denizit me Europën, Shqipëria do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit jonian që do të furnizojë Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjën me gaz. Ndërkohë Ministria e Energjisë po punon që ky degëzim të shkojë edhe në Kosovë.
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime
Ukraina njoftoi sot se kishte goditur me sukses një aeroport ushtarak rus në Dzhankoy, Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga…