Në 25 shtator tryezë për reformën zgjedhore, ftohen edhe partitë jashtë Parlamentit

Në datën 25 shtator do të zhvillohet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kjo tryezë organizohet nga prezenca e OSBE në Tiranë.

Në këtë tryezë janë ftuar edhe partitë e opozitës, që ndodhen jashtë Parlamentit.

Pak ditë më parë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i bëri një apel klasës politike, që dialogu mes opozitës dhe mazhorancës të ketë pikënisje reformën zgjedhore.

“Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore”, deklaroi ambasadori Soreca 5 ditë më parë.

Leave a Reply