Negociatat me Korenë, Trump: Tillerson po humbet kohë

Presidenti amerikan Donald Trump këshilloi kryediplomatin amerikan që të mos humbasë kohën kot me përpjekjet për të negociuar me liderin koreanoveroi Kim Jong Un.

“I thashë Rex Tilleresonit, që po humbet kohën me përpjekjet për të negociuar me njeriun e vogël të raketës”, shkroi Trump në “Twitter”, duke përdoru nofkën që i ka vendosur vetë liderit koreanoverior.

Komenti i Trump erdhi një ditë pasi vetë Tillerson tregoi se SHBA po komunikonte drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor e të raketave, por Peniani nuk kishte treguar interes për dialog.

“Kurseje energjinë Rex, do të bëjmë atë që duhet bërë”, ishte mesazhi pasues i Trump, që është konsideruar edhe si një kërcënim për Korenë e izoluar.

Më herët, Tillerson tha se SHBA po testonte Korenë e Veriut për të parë nëse ka hapësira për dialog dhe se kishte disa kanale komunikimi me Penianin. Kjo ishte hera e parë që administrata Trump pranoi publikisht se kishte komunikime direkte me Korenë e Veriut.

Leave a Reply