Nën akuzë për korrupsion, nis seanca për ish-gjyqtarin Miri

Ka nisur seanca për ish-gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion dhe mos deklarim të pasurisë prej 34 milionë lekësh.

Në seancën e parë është vendosur që çështja të kalojë në gjyq me gjykim të shkurtuar, pasi ish-gjyqtari Miri vuan nga një sëmundje e rëndë tumorale. Ai vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e burgut.

Ndërsa për shumën prej 34 milionë lekësh, që ju gjet në banesë në muajin nëntor të 2017, avokati i ish-gjyqtarit, Ardian Visha, deklaroi se i kishte mbledhur për t’u kuruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *