Nën hetim për cënim të paqes Presidenti i vetëshpallur

Prokurorët në Venezuelë kanë vënë nën hetim liderin e opozitës Huan Guaido. Ai po hetohet për cënim të paqes, pas vetëshpalljes si President i përkohshëm i vendit, duke nxitur revolta kundër Presidentit majtist, Nikolas Maduro. Gjykata e Lartë vendosi të ndalojë daljen e tij jashtë vendit dhe të ngrijë asetet personale deri në përfundimin e hetimeve.

Guaido u njoh si president nga Shtetet e Bashkuara e dhjetëra vende të tjera përfshirë Shqipërinë. Uashingtoni nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë nëse shtypen protestat e opozitës.

Ndërsa Nikolas Maduro, i mbështetur nga Moska, u shpreh i gatshëm për dialog në të mirë të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *