Nënkryetari i Parlamentit: Policia e Ramës në rrugë nderon kriminelët, në kufi arreston mbështetësit e opozitës

Nënkryetari i Parlamentit, Kuvendit, deputeti dhe nënkryetar i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar për ndalimet e mbështetësve të opozitës, që morën pjesë në protestën e 18 dhjetorit, zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Paloka shkruan se policia e Ramës e interceptuar nga gjithë shërbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat ndërkombëtare si bashkëpunëtore e krimit sidomos në prodhimin dhe trafikun e drogës , u rreshtua përpara qytetarëve ditën e protestës që ti jepte mundësinë Ramës dhe deputetëve të tij , të shkelnin Kushtetutën “të pa shqetësuar”.

Reagimi i plotë i Edi Palokës në “Facebook”
Policia e Tahirit dhe Xhafës, policia e Ramës është urdhëruar nga ky i fundit të ndalojë në mënyrë të kundërligjshme , pikërisht netët e festave, qytetarë që protestuan përpara parlamentit më 18 dhjetor, në mbrojtje të Kushtetutës.
Policia e Ramës , e interceptuar nga gjithë shërbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat ndërkombëtare si bashkëpunëtore e krimit sidomos në prodhimin dhe trafikun e drogës , u rreshtua përpara qytetarëve ditën e protestës që ti jepte mundësinë Ramës dhe deputetëve të tij , të shkelnin Kushtetutën “të pa shqetësuar”.
Është e njëjta polici që në këto 5 vite të pushtetërimit të Ramës pasi pushoi e shkarkoi specialistët, bëri pjesë të saj kriminelë të të gjitha llojeve nga vrasës e trafikantë deri tek kontrabandistët e hajdutë xhepash.
Është e njëjta polici që nderonte në rruge me qëndrim gatitu kriminelët e që ndaloi e burgosi mbi 40 mijë shqiptare se nuk paguanin dot energjinë elektrike apo se kërkonin të rregullonin çatinë e shtëpisë së tyre, duke i çuar edhe drejt vetëvrasjes në qelitë e burgut.
Është kjo polici që sot kërkon te procedojë deputetë të opozitës dhe qytetarët që u ngritën në mbrojtje të Kushtetutës megjithëse ligjin atë ditë ishte pikërisht policia që e shkeli në mënyre flagrante. Policia më 18 dhjetor jo vetëm u vu në mbrojtje të shkeljes së Kushtetutës po me sa duket në bashkëpunim dhe me urdhër të Ramës, tentoi të pengonte një grup deputetësh të opozitës, përfshi nënkryetarin e Parlamentit, që të kryenin detyrën e tyre , duke mos i lejuar të hynin në sallën e seancave në momentin e votimit, pikërisht në kohën kur kryetari i grupit parlamentar socialist Balla po vidhte kartat e deputetëve demokratë e po votonte në emër të tyre.
Sigurisht çdo akt i kësaj policie që nga futja në radhët e saj të kriminelëve, bashkëpunimit me krimin e deri tek burgosja e të pafajshmeve edhe netët e festave , është bërë vetëm me porosi dhe urdhër të Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes dhe rrëzimit të këtij që po kërkon ti kthejë dhe një herë shqiptarët tek mjerimi dhe frika.

P. S.
Sigurisht që në radhët e policisë ka shumë punonjës të ndershëm edhe sot por ata duhet të reagojnë e mos konformohen me këtë gjendje , ndryshe bëhen bashkëpunëtorë me apo pa dashje.

Leave a Reply