Neutralizohet zjarri që përfshiu magazinën në autostradën Tiranë-Durrës. Asfiksohen 3 persona

Një magazinë në autostradën Tiranë – Durrës u përfshi nga flakët mëngjesin e të hënës, për shkaqe ende të panjohura.
Sipas informacioneve të fundit, tre persona janë asfiksuar nga tymi i flakëve dhe aktualisht po marrin ndihmën mjekësore.

Pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur, 6 zjarrfikëse shkuan në zonë për të vënë nën kontroll situatën. Po ashtu, atje ndodhen edhe forca policie dhe autoambulanca. Brenda magazinës ishin depozituar tapetë të një firme turke, biznes që kishte prej kohësh veprimtarinë kryesisht në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *