Nga 27 janari Europa i thotë JO prerjes 500-she

Nga 27 Janari, Bankat Qendrore të 17 vendeve të Eurozonës nuk do të nxjerrin më në qarkullim prerjen prej 500 euro, pasi konsiderohet nga autoritetet evropiane një mjet pagese i sigurt, që favorizon edhe aktivitetet ilegale.

Aktualisht në treg janë 520 milionë kartëmonedha të tilla, që vlejnë rreth 260 miliardë Euro. Ato zënë vetëm 2.4 % të kartëmonedhave që janë në përdorim.

Deklara zyrtare mbërriti nga Banka Qendrore Evropiane që saktësoi se tranzicioni do të jetë i qetë, për të përballuar sa më mirë problemet logjistike dhe për këtë arsye Austria dhe Gjermania do të vijojnë të prodhojnë prerjen prej 500 Euro deri në 26 Prill.

Ndërkohë që nuk do të ketë probleme për qytetarët që i kanë në portofol, pasi mund t’i thyejnë pranë bankave përkatëse dhe përdorimi i tyre nuk do të ketë limit kohor.

Leave a Reply