Nga KMSH dhe BIK nuk komentojnë haramet e Sulejman Rexhepit

“Nuk kam bërë kurrfarë mëkati! Nuk kam nëpërkëmbur asnjë cent nga fitri e zeqati! Unë kam hëngër e pirë prej parave të striptizit dhe kazinos së “reisit” që i ka në hotel, në Ohër. Ajo para, haram vjen haram shkon. Unë kam respektuar të pranishmit dhe jo atmosferën dhe as aktin”, tha njëri nga myftinjtë pjesëmarrës në festën e Sulejman Rexhepit, në pyetjen tonë nëse ndjehet i lakuriqësuar nga petku islam me pjesëmarrjen e tij në atë festë plotë haram

 Shkruan: Blerona Thaçi

 

Po thuajse të gjitha portalet në shqip e në maqedonisht, në shumë media të vendit, të Kosovës e Shqipërisë, u botua lajmi se, Sulejman Rexhepi ka festuar ditëlindjen e vet të 72-të, me këngë e me valle, me meze e me raki, nën zërin e ëmbël të Naim Abazit dhe Mihrie Brahës. Aheng e zef i madh! Mysafir pati kryesisht hoxhallarë por edhe politikanë nga radhët e BDI-së! Në fjalën përshëndetëse Naim Abazi do t’i urojë Sulejman Rexhepit edhe nja 100 vite të tjera jetë, sepse, e hapi qesen Mulla Sula për një pjesë të Estradës kosovare të cilët, për pak lekë do t’i këndonin edhe Rankoviqit!

Kjo që e bëri Sulejman Rexhepi duhet të harrohet sa më shpejt dhe, ata teologë që do ta bëjnë ngjashëm si Sulejman Rexhepi nuk meritojnë të jetojnë as njëqind sekonda! Sikur ta kuptonte Naim Abazi dhe Mihrie Braha se në çfarë atmosfre të mëkatshme merrnin pjesë, sikur ta dinin se çfarë mëkati u bë atë natë, sikur të dinin se kujt po i këndonin dhe viteve të kujt po i gëzoheshin, ata në këtë sekond do të duhej të tërhiqeshin përjetë nga bota e estradës dhe jo t’i uronin jetëgjatësi njeriut, për momentin, më të ligë që e ka bërë nëna shqiptare. Shqiptari nuk e ka pasur zakon që t’i urojë jetë udbashit!

Nuk është brengosëse fundja ajo që Naimi e Mihria i kënduan Mulla Sulës, sepse, fundja, ata janë në treg, janë në shitje dhe, kushdo që i ofron çmim ata shkojnë. Paraja është dini i tyre!

Por, cili është dini i hoxhallarëve tanë që e legjitimuan haramin më të pa parë ndër myslimanë, të përgatitur nga “reisi” Sulejman Rexhepi! Me çfarë fytyre do të flasin nesër myftinjtë që morën pjesë në atë aheng që nuk pati asnjë pikëtakim me parimet islame; si do t’ju flasin për islam hoxhallarët xhematit ndërkohë që e legalizuan haramin dhe u mbushën plotë me haram në natën e ditëlindjes së Mulla Sulës! Çka do të thotë për këtë “praktikë” alla-Sulçe Komisioni për fetva pranë BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi! Apo, do të mundohen të amnistohen duke thënë “nuk isha unë në atë mbrëmje”! Askush nuk po i pytë nëse ishin apo jo, por, çka thotë islami për të tilla ahengje dhe për pjesëmarrësit nëpër të tilla harame! Po anëtari, dekani i dhunshëm, i Komisionit Ndërkombëtar për fetva? Apo, kur është në pyetje “boss”-i i tyre, Sulejman Rexhepi, edhe harami më i madh është hallall!

Natyrisht, nuk ishin të gjithë hoxhallarët, nuk ishin më shumë se nja 10-20, si dhe të gjithë myftitë! Mbi 1000 teologë të tjerrë u njohhtuan me atë skandal përmes mediave të ndryshme! Një herë e në një koh, Bashkësia Fetare Islame, duke tentuar që të sjellë pak më ndryshe një festim islam, në programin e vet kishte inkorporuar edhe instrumente me të clat përcilleshin aq bukur ilahitë! Pati reagime të mëdha, kritikuan ashpër në shtypin e kohës, një grup hoxhallarësh reaguan, madje programin dhe organizatorin e bënë për 5 lekë! Kurse, sot, heshtin! Sikur u vie keq që janë përjashtuar nga Sulejman Rexhepi dhe nuk kanë pasur rastin që ta përjetojnë atë atmosferë. Nuk nxjerrin “gëk” nga goja! I frikësohen Sulejman Rexhepit, apo janë të shantazhuar prej tij, apo edhe më keq, ndoshta i japin të dejtë “resisit” të tyre për të bërë maskarallëqesh të tilla! Fatkeqësisht dhe, për mashallah, më tepër me këtë punë harami u morën gazetarët se sa hoxhallarët! Këtë të premte, në hutbe do të duhet të flasin diçka, diçka nga aktualiteti që ka ndodhur në mes të dy xhumave! A ka më aktuale se sa ky turp dhe kjo vepër antiislame, e kryer prej një “teologu”, prej një “hoxhe”, prej një “mullai”, prej një “reisi”?! Nuk ka! Sepse, atë natë paratë e fitrit i janë ndarë pevaçicave, janë spërkatur me uiski e me raki, paratë e vakëfit janë bërë haram!

Portali ynë ka kërkuar mendim edhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar si dhe nga Bashksia Islame e Kosovës. Të parët na thanë se, nuk dëshirojnë t’i komentojn veprimet antiislame të Sulejman Rexhepit, me të cilin i paskëshin shkëputur raportet që nga viti i kaluar, kurse nga BIK-u na thanë se, përderisa myslimanët e Maqedonisë e përkrahin Reisin që është në gjendje ta zyrtarizojë haramin, le të ngelë ky problem i tyre.

Prononcime kërkuam edhe prej disa myftinjëve të BFI-së së Sulejman Rexhepit, të cilët, po thuajse si të kurdisur na e dhanë të njëjtën përgjigje: “Është në kompetenca të reisit tonë, si autoritet më i lartë fetar islam në vend, që të vlerësojë se cili veprim është hallall e cili haram. Atë që e bën hallall “reisi” për ne duhet të jetë amin!”

Kurse njëri nga myftinjtë që shquhet paksa si qefli u përgjegj: “Nuk kam bërë kurrfarë mëkati! Nuk kam nëpërkëmbur asnjë cent nga fitri e zeqati! Unë kam hëngër e pirë prej parave të striptizit dhe kazinos së “reisit” që i ka në hotel, në Ohër. Ajo, para haram vjen haram shkon. Unë kam respektuar të pranishmit dhe jo atmosferën dhe as aktin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *