Nis kongresi i Partisë Socialiste, pritet konfirmimi i 7 kandidatëve për kryebashkiakë

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve, nën tingujt e Himnit Kombëtar Kongresi i Partisë Socialiste, forumi më të lartë, që shënon praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky kongres konfirmon 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliajn në Tiranë, Armando Subashin në Fier, Sotirqa Filon në Korcë, Majlinda Bufin në Roskovec, Dritan Lelin në Vlorë, Pjerin Ndreun në Lezhë dhe Gledian Llatjan në Elbasan.

Më pas, delegatët e kongresit dhe të ftuarit do të zbresin në Sheshin Nënë Tereza, në një miting ku socialistët do të tregojnë forcën dhe mbështetjen, ndaj sjelljes së opozitës. Në shesh, Erjon Veliaj do të shpalosë vizionin për një mandat të dytë, ndërsa do të prezantojë edhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet.

Pas fjalës së kryeministrit, delegatët socialistë do të rifuten në Pallatin e Kongreseve ku do të punojnë në tre panele: një panel për qeverisjen lokale, një për punësimin e të rinjve dhe edukimi dhe një tjetër për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Balla: Fitojmë dhe bashkitë e marra peng nga opozita! Të gatshëm për dialog Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalimin hapës të kongresit ka deklaruar se PS është e vetmja forcë politike në vend tek e cila mund të besojnë shqiptarët duke shtuar se përveç kjo parti do rikonfirmohet jo vetëm në bashkitë që ka fituar në zgjedhjet e kaluara por edhe në bashkitë që sipas tij mbahen peng nga opozita. Balla tha se PS është e gatshme për çdo lloj dialogu parlamentar në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

“Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë poliitike që mund të ofrojë modle të susksesshme. Në zgjedhje e 30 qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërc artificial me djegien e mandateve.

PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *