Nishani: Në Maqedoni ka krizë politike, jo ndëretnike

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se kriza që ka përfshirë Maqedoninë është një krizë politike dhe jo ndëretnike.

“Stabiliteti i Maqedonisë, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe rruga e saj drejt integrimeve euro-atlantike është në interes të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, të gjithë rajonit e më gjerë”, ka thënë Nishani.

Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë ka nxjerrë në pah prirjet anti-shqiptare të palës maqedonase. Presidenti Ivanov ka deklaruar se platforma e partive shqiptare, e nënshkruar në Tiranë, është e papranueshme.

Në një takim muajin e kaluar me homologun e tij, presidenti Nishani deklaroi se shqiptarët në Maqedoni janë faktor shtetformues dhe jo një minorancë etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *