Nisin hetimet për këshilltarin e Macron, akuzohet për korrupsion

Zyra e prokurorisë financiare tha se po kontrollonte nëse shefi i kabinetit të Macron, Kohler kishte shkelur rregullat e shërbimit civil kur ai po trajtonte çështje që lidhen me kompaninë MSC. Alexis Kohler dhe Emanuel Macron.

Shefi i kabinetit të presidentit francez Emmanuel Macron, Alexis Kohler, është nën hetim për dyshimin e influencës dhe konfliktin e interesit.

Zyra e prokurorisë financiare tha se po kontrollonte nëse  Kohler kishte shkelur rregullat e shërbimit civil kur ai po trajtonte çështje që lidhen me kompaninë mesdhetare të transportit detar (MSC).

Hetimi erdhi pasi grupi kundër mitmarrjes, “Anticor” depozitoi një ankesë, ku Alexis Kohler akuzohej për ndikim dhe shkelje të rregullave në fuqi për shkak të lidhjeve të tij me “Mediterranean Shipping Company”.

Vet Kohler nuk ka bërë asnjë koment, por pallati “Elize” i doli në mbrojtje, duke sqaruar se nuk ka pasur shkelje dhe se këshilltari i presidentit do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë.

Kohler mbante një post të lartë drejtues në Ministrinë e Financave, nga e cila u largua në vitin 2016, kur Macron dha dorëheqjen si ministër Ekonomie.

Pas kësaj, ai u zhvendos në Gjenevë për të marrë një pozicion në bordin e “MSC”, me të cilën familja e vet ka lidhje të hershme.

Nëntë muaj më vonë, Macron i kërkoi të bëhej pjesë e stafit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *