Një helikopter i EULEX-it rrëzohet në aeroportin e Prishtinës

Një helikopter i EULEX-it, që po fluturonte për qëllime trajnimi, është rrëzuar në aeroportin e Prishtinës rreth orës 15:00.

Ngjarja ka ndodhur në pistën ushtarake të aeroportit “Adem Jashari”, pistë që menaxhohet nga forcat e KFOR-it.

Sipas njoftimit zyrtat të autoriteteve aeroportuale, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Identiteti apo kombësia e të plagosurit nuk bëhet me dije. Aeroporti është përkohësisht i mbyllur dhe do të aktivizohet pas kthimit të shërbimit të zjarrfikëses në kategorinë e kërkiar për operime.

Ekspertët e EULEX kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe vetëm pas pas përfundimit të hetimeve pritet të japin të dhëna shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *