Noka: Protesta për të rrëzuar qeverinë

PD-ja ka bojkotuar Komisionin e Sigurisë, në shenjë revolte ndaj qëndrimit që ka mbajtur PS-ja lidhur me rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Pas ka dalë nga mbledhje, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe se rrëzimi i saj do të vijë nga protestat popullore.

“Kjo qeveri ka rënë; mund të rrijë disa ditë aritmetikisht por shqiptarët mësuan, pasi i besuan “timonierit”, se këta nuk kishin patentë për të drejtuar vendin por patentë për skafet e drogës, trafikun dhe  krimin e organizuar.

Kjo qeveri i ka ditët e numëruara; është dita ta rrëzojmë. Qeveria do të rrëzohet në mënyrën më demokratike të mundshme me protesta, me revolucion popullor,” theksoi Noka.

Leave a Reply