OKB jep alarmin: Janë nisur 2.5 milionë sirianë drejt Turqisë

Përshkallëzimi i dhunës në rajonin sirian të Idlibit mund të shkaktojë një lëvizje masive të refugjatëve drejt kufirit me Turqinë, paralajmëroi sot një zyrtar i lartë i OKB-së në Gjenevë.

Në javët e fundit, forcat siriane dhe ruse kanë intensifikuar sulmet në rajonin veriperëndimor që kontrollohet kryesisht nga Hayat Tahrir al Sham, një aleancë islamike e drejtuar nga një grup i lidhur me Al Kaedën.

Panos Moumtzis, shefi i OKB-së përgjegjës për ndihmën në krizën siriane, deklaroi në një konferencë për shtyp se 2,5 milionë persona në Idlib duke përfshirë edhe më shumë se 1,25 milionë persona tashmë të shpërngulur do të arratisen për në një zonë më të qetë, përcjell Atsh.

“Me këtë përshkallëzim dhe përkeqësim mendojmë se këta 2,5 milionë persona mund të shpërngulen në drejtim të kufirit me Sirinë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *