OKB: Presidenti Duterte ka nevojë për një ekzaminim psikiatrik

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Jussein deklaroi sot se presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, i cili ka ofenduar Raportuesit e Kombeve të Bashkuara, ka nevojë për ekzaminim psikiatrik.

Duke paraqitur në prani të medias në Gjenevë listën e kritikave të bëra nga Manila në adresë të këtyre zyrtarëve, ku njëri prej tyre është akuzuar madje edhe për terrorizëm, Zeid Ra’ad Al Hussein deklaroi se ”duhet të bindeni se presidenti i Filipineve ka nevojë t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik”.

Zeid dhe zyrtarë të tjerë për të Drejtat e Njeriut në OKN-së kritikojnë në mënyrë të vazhdueshme fushatën antidrogë, mjaft të diskutueshme, të presidentit Duterte, madje edhe me veprime ekstraligjore.

Që nga emërimi i tij në 2016, rreth 4 100 trafikantë dhe përdorues të dyshuar droge janë vrarë nga policia.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut vlerësojnë se numri i vërtetë i personave të vdekur është trefish më i madh se të dhënat zyrtare.

Raportuesi special i OKB-së për rastet e vrasjeve pa gjyq, Agnes Callamard është konsideruar edhe si armik i betuar i presidentit filipinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *