Opozita kallëzon penalisht kryeprokuroren e përkohshme Arta Markun

Grupet parlamentare të PD e LSI-së kanë depozituar një kallëzim penal në adresë të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Opozita shprehet se Marku ka shkelur ligjin në zgjedhjen e Bujar Sheshit si anëtar të Kolegjit të Lartë të Prokurorisë, pasi ky i fundit rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një fakt që ligji nuk e lejon.

Kallëzimi është dorëzuar pranë Prokurorisë së Tiranës dhe mban firmën e kryetarëve të grupeve parlamentare Edmond Spaho e Petrit Vasili. Në kallëzim thuhet se Prokurorja e Përgjithshme e Përkoshshme Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur si anëtar të KLP-së Sheshin, pa pritur më parë përgjigjen që do të jepte Autoriteti i hapjes së Dosjeve, duke shpërdoruar kësisoj detyrën e saj. Opozita kërkon mbi bazë të këtij arsyetimi pezullimin e Markut nga detyra e saj.

Leave a Reply