Pamje nga lufta e nisur mes Izraelit dhe Iranit

Autoritetet izraelite kanë deklaruar sot se e kanë sulmuar pothuajse tërë infrastrukturën iraniane në Siri më anë të sulmeve ajrore të nisura si kundërpërgjigje ndaj forcave iraniane të cilat Izraeli i fajësoi se sulmuan me raketa bazat e Izraelit në Siri.

Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Iranit në Siri mbrëmë pas mesnatës me sulme e kundërsulme intensive brenda disa orëve janë konfrontimet më serioze mes shteteve, të cilat për shumë kohë kanë raporte të tensionuara.

Konflikti filloi pas vendimit të presidentit Trump për të pezulluar marrëveshjen për programin bërthamor të Irani. Tutje, Izraeli sulmoi bazat iraniane në Siri.

Ndërkohë pak pas mesnatës së djeshme, 20 raketa “fajr” të Iranit goditën pozicionet izraelite në zonat e pushtuara të Sirisë në lartësitë Golan duke shkaktuar dëme materiale

Izrali iu përgjigj gjatë mëngjesit të sotëm sulmit të iranianëve duke shkatërruar një bazë të mbrojtjes ajrore siriane.

Tash autoritetet izraelite pretedojnë se kanë goditur pothuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake të Iranit.

Më poshtë mund të shihni video nga sulmi i Izraelit ndaj forcave iraniane:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *