PAPKOSTA: Pas rishikimit të Kushtetutës, interpretim për gjuhën dhe shtetësinë

Pas përfundimit të rishikimit të Kushtetutës të jepet deklaratë shtesë interpretuese në lidhje me gjuhën dhe shtetësinë, kërkon zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile të Greqisë dhe kryetare e partisë NEO, Katerina Papkosta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, Papakosta thotë se propozimi i saj tashmë dihet, ndërsa në ditët në vijim do t’i ftojë në dialog partitë politike.

“Vlerësoj se nevojitet deklaratë interpretuese menjëherë pas përfundimit të rishikimit të Kushtetutës në vendin fqinj. Më konkretisht, deklarata interpretuese që e propozon NEO do të përcaktojë se : a) gjuha e vendit fqinj nuk ka të bëjë me gjuhën antike maqedonase, por i përket grupit të gjuhëve sllave. b) nacionaliteti ka të bëjë me shtetësinë (citizenship), thotë Papkosta në intervistë dhe shton se me “ndenjën e përgjegjësisë kombëtare”, partia e saj e parashtron propozimin deri te qeveria, populli dhe partitë politike, që “përgjithmonë të zgjidhet çështja e madhe kombëtare, me kriter kryesor, respektimi i historisë dhe garantimin e interesave kombëtare greke”.

Katerina Papakosta, deri vitin e kaluar ishte anëtare dhe deputete e Demokracisë së Re, ndërsa më vonë e formoi partinë NEO dhe pas rikonsturimit nga fundi i gushtit të këtij viti, hyri në koalicionin e Qeverisë greke si zëvendësministre e Mbrojtjes Civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *