PD, Basha në Korçë: Qeveria nuk e njeh meritën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në qytetin e Koçës, tha se vendit i duhen taksa të ulta dhe politika zhvillimi për të ulur papunësinë.

“Ndërsa të rinjtë e mirëarsimuar rendin rrugëve të Shqipërisë të pashpresë për një vend pune, qeveria promovon kriminelët”, theksoi Basha.

“Plaga e madhe që kemi, 40% e të rinjve të papunë nuk mund të mos jetë prioriteti ynë numër një. E pse është e nevojshme të merren kontigjentë të krimit, si ai i akuzuari për përdhunim e të bëhet punonjës Tatimesh?! Sepse kjo qeveri nuk e njeh meritën, ky është problemi i madh. Ndalja e së keqes dhe ekuilibrimi i pushteteve janë zgjidhja. Nuk është zgjidhje të largohemi nga Korça, nuk është zgjidhje të largohemi nga Tirana, nuk është zgjidhje të largohemi nga Shqipëria”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *