PD: Rama shkel ligjin

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se shkel ligjin duke mos deklaruar në doganë pikturat e tij. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma vuri në dispozicion disa dokumente.Grida Duma: “Kodi Doganor, është një nga ligjet e vendit, që Edi Rama e ka shkelur këto dy vite në mënyrë të përsëritur. Mungojnë pikturat e Edi Ramës. Edhe pse ai e ka kthyer postin kryeministror në një agjensi private ekspozitash me turizmin e tij piktoresk nga Gjermania në Kinë nga Italia në Stamboll. Por Edi Rama, nuk deklaron pikturat që nxjerr jashtë për ti shitur me etiketën e kryeministrit të Shqipërisë. Ai i fsheh, duke shkelur ligjin. Ndonëse Kodi Doganor kërkon që këto të deklarohen, Edi Rama e ka përjashtuar veten nga deklarimi”Fermeri që nuk tregon kuponin për një kile qepë në burg. Berberi që nuk pret kuponin në burg- tha më tej Duma- Edi shkon e vjen në botë me pikturat e tij kryeministrore pa deklaruara asgjë, pa i hyrë ferrë në këmbë. Ligji nuk ka forcë ndaj tij.Grida Duma:“Kjo është një tjetër dëshmi e shtetit të padrejtës. Ky është Aparteidi i Edi Ramës ku sundojnë mbi ligjin e kundër ligjit ai, sajmja i drogës, beqja i tenderave, gjiknurët e cezit, ahmetaj-ryshfetaj e një grusht carapulësh, papulësh e nushësh.Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, ashtu siç bëri edhe me imunitetin që i dha vetes në parlament duke mos lejuar hetimin për vjedhjen e shekullit, aferën CEZ, më të rëndën në historinë e vendit”

Leave a Reply