Pendarovski nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve të miratuara nga Kuvendi

Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite i nënshkroi Dekretet për shpalljen e disa ligjeve të cilat u miratuan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilave edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit të Mbrojtjes dhe Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, bëri të ditur kabineti tij.

Sa i përket kërkesës së partisë politike VMRO-DPMNE, presidenti Pendarovski të mos e nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë Publike, presidenti tha se sipas nenit 75 të Kushtetutës “Presidenti është i detyruar që ta nënshkruajë dekretin, nëse sipas Kushtetutës, ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, ndërsa Ligji për Prokurorinë Publike bie në ato ligje.

Presidenti Pendarovski, gjithashtu, tha se për ankesat eventuale në lidhje me kushtetutshmërinë e ndonjë ligji, secili qytetar mund të ngre iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ shtetëror kompetent.

Siç bëri të ditur sonte kabineti i tij, presidenti Pendarovski i ka nënshkruar dekretet për shpalljen edhe të Ligjit për persona të paevidentuar në librat amë të të lindurve, Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve, Ligjin për ndryshim të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për gjelbërim urban dhe Ligji për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykatat.

Leave a Reply