Përforëcohen bindjet e korit diplomatik se Sulejman Rexhepi nuk është njeri të cilit duhet t’i besohet

Ditë më parë, një delegacion i lartë ka zhvilluar një vizitë “konfidenciale” në BFI ku është pritur nga uzurpatori dhe nga figura më kontraverse e Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

Shërbimi lojalist i këtij uzurpatori të BFI-së gënjen katërcipërisht kur thotë se, delegacioni evropain qenka ndarë i kënaqur nga lufta që e paska zhvilluar Mulla Sula kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit fetar. Thuase organizmat përkatës evropianë nuk paskan të dhëna faktike mbi BFI-në dhe uzurpatorin e rrezikshëm të këtij Institucioni.
Në fakt, kështu është munduar Sulejman Rexhepi t’i gënjejë përfaqësuesit evropianë, por sapo është pyetur që të tregojë angazhime dhe veprime konkrete, kanë filluar belbëzimit e gënjeshtarit Sulejman Rexhepi, duke ia përkujtuar të kundërtën pala europiane, të cilët, madje i kanë kërkuar edhe llogari dhe raport financiar se si i ka shpenzuar paratë evropiane dhe amerikane në këtë fushatë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit fetar. Në këtë kontekst, Sulejman Rexhepit ia kanë përkujtuar një sërë veprimesh të tij që shkojnë në drejtim të terrorizmit dhe ekstremizmit që i ka ndërmarrur Sulejman Rexhepi, në vend se të jetë në terren për atë çka është dakortësuar me palën evropiane.
Delegacioni evropian ia ka përkujtuar Sulejman Rexhepit vjedhjen dhe korrupcionin që e bën ai e që në fakt janë bazamenti i akteve ekstremiste dhe terroriste, pastaj ia kanë përkujtuar fotografimin e Sulejman Rexhepit me armatim special. Po ashtu, kanë kërkuar llogari prej tij se si është e mundur që një mysliman dhe një shqiptar të jetë palë e krimit, ta përkrahë masakrimin monstruoz të gazetarit, siç ishte rasti terrorist kundër Kashogit të masakruar në konsullatën arabe në Turqi.
Siç merret vesh nëpër korridore diplomatike, Delegacioni eurpoian gjithashtu i ka kërkuar Sulejman Rexhepit që t’i bindë ata se kriza financiare në BFI nuk është si pasojë e ndonjë loje të rrezikshme që mund ta ndërmarrë Mulla Sula në luftë kundër Lëvizjes Opozitare që nuk pajtohet me këtë situatë të mjerueshme të BFI-së në të cilën e ka sjellë Sulejman Rexhepi.
Delegacioi evropian është ndarë shumë i zhgënjyer nga qëndrimi dhe sjelljet jodiplomatike të një “të pari” të fesë si dhe nga përpjekjet e tij për t’i gënjyer në ditë me diell. Në fund të takimit Sulejman Rexhepi është detyruar që të zotohet se do të jetë më i përgjegjshëm dhe më konkret në këto përpjekje të ndërkombëtarëve në parandalimin e luftërave që bëhen në emër të fesë, me çka në fakt është konkluduar se tërë ajo që është thënë prej tij në këtë takim ka qenë gënjeshtër dhe se tash e tutje do të jetë më i kujdesshëm.
As ky zotim i Mulla Sulës nuk i ka bindur ndërkombëtarët se ai do të jetë serioz. Në fakt, delegacioni ndërkombëtar vetëm ¬çka është bindur nga raportet e korit diplomatik se në Maqedoni, “kreu aktual” i Institucionit fetar islam nuk është njeri serioz të cilit mund t’i zihet besë dhe se është manipulator i madh që veprimtarinë e vet kriminale e fsheh nën petkun e islamit.
Gjithashu, ky delegacion është ndarë tepër i ofenduar nga Sulejman Rexhepi i cili në atë takim, ndonëse është dashur të mbahet tek-a-tek, ka thirrur dhe i ka dhënë fjalë edhe kryekriminelit të BFI-së, narkodilerit dhe njeriut më antihuman në Maqedoni, Mustafa Dautit, për të cilin shumë ndërkombëtarë shprehin habinë e thellë se si Sulejman Rexhepi i lejon që ta përfaqësojë një Institucion të lartë fetar islam siç është BFI-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *