Përgjimet e Bild, PD: Rama nuk di t’i fitojë zgjedhjet

Duke ripublikuar përgjimet e ‘Bild’ që janë pjesë dosjes 184 dhe 339, Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata kanë përsëritur në një konferencë për shtyp se ato janë prova që Edi Rama nuk di t’i fitojë zgjedhjet por vetëm t’i manipulojë ato.

Sipas tyre, ato tregojnë se ky manipulim është i shtrirë në të gjitha zgjedhjet e organizuara nga qeveria e Ramës.

Për demokratët, në këto përgjime faktohet se skema e tij është që për hir të pushtetit  përdor çdo makinacion, ndërsa e gjithë administrata përdoret si ushtri elektorale.

Leave a Reply