Përtej perdes së takimit

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së dhe shkatërruesi i vlerave islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me myhybët e vet paska marrur udhë për në Tiranë, për ta vizituar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si dhe për ta uruar të sapo zgjedhurin në krye të këtij Komuniteti, H. Bujar ef. Spahiun.

Në këtë takim, mbi të gjitha është folur për praktikat jo të mira që kanë mbisunduar në mes të BFI-së dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në kohën kur drejtohej nga H. Skënder ef. Bruçaj. Sulejman Rexhepi është ankuar në mospërfshirjen e tij nëpër aktivitete mbarëkombëtare si dhe në propagimin e tij që e paskësh zhvilluar gjithandej kundër Sulejman Rexhepit. Ky aktivitet “jo i sinqertë i Skënder Bruçës” paska shkaktuar edhe ngrirjen e marëdhënieve në mes të këtyre dy Komuniteteve! Më tej, Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, në fjalimin e vet plotë servilizëm gjatë shprehjes së urimit, ka falënderuar Zotin që nuk ka fituar në këto zgjedhje, Myftiu i Tiranës, H. Ylli ef. Gurra, të cilin Sulejman Rexhepi e quan “hoxhë socialist”, “myfti të Edi Ramës” dhe se, me këtë fitore të kryetarit të ri, H. Bujar ef. Spahiu, do të shkrihen akujt e keqkuptimeve në mes të këtyre dy komuniteteve që paskëshin ardhur, sipas Sulejman Rexhepit, “si pasojë e sjelljeve prepotente të ish-kreut të KMSH, H. Skënder ef. Bruçaj”. Gjithashtu, Sulejman Rexhepi i ka kërkuar kryetarit të posazgjedhur të KMSH-së që mos të kthehen aq fort nga BI e Kosovës, sepse, në çastet kur duhej të rithemelohej KMSH kontributi i BFI-së ka qenë i jashtëzakonshëm, prandaj, sipas Sulejman Rexhepit lidhja në mes të KMSH-së dhe BFI-së është e natyrshme. “Kush punon kundër ligjeve të natyrës, e ha qepën”, është shprehur plotë me gaz e hare Sulejman Rexhepi!

Pas këtij takimi, H. Bujar ef. Spahiu bashkë me stafin e vet kanë konstatuarse sa i ligë është Sulejman Rexhepi të cilin duhet mbajtur sa më në distancë. Urimi i tij përplot me munafikllëk nuk e ka entuziasmuar aspak kreun e KMSH-së, përkundrazi, e ka irituar tej mase. Kreu i KMSH-së është ndjerë i fyer edhe nga sjellja e Sulejman Rexhepit në çastin kur “si peshqesh” ka sjellë me vete “kompletin e tij” të cilin ia dhuron në zyren e kryearit të posazgjedhur. Këtë gjest e kanë interpretuar si imponim të filozofisë nga “më i pjekuri për personin taze”! Kompletet nuk dhurohen gjetkë por në zyren e “autorit” i cili vizitohet për t’u respektuar. Gjhithkund ku dhurohen jashtë zyres së autorit, ky gjest interpetohet si mendjemadhësi dhe prepotencë e autorit që e bëjnë pseudo-intelektual të klasit të parë!

Mbajtja e “iso”-s nga ana e myhybëve të vetë (Shaqir Fetahu, Qani Nesimi, Qenan Ismaili) derisa Sulejman Rexhepi ka folur me një dozë të madhe përçarjeje, tek anëtarët e Komunitetit ka krijuar përshtypja se BFI-ja është në situatë shumë të pavolitshme dhe e cila duhet të ndihmohet që të shpëtojë nga munafikët aktualë që po e shkatërrojnë këtë Institucion dikur me renome rajonale e më gjërë.

Po ashtu, edhe përfshirja në delegacion e “sekserit me tapi” është interpretur si përjekje idiotike e Sulejman Rexhepit për ta imponuar pseudo-gazetain e dështuar si një “potencial” që mund t’i ndihmojë në sferën mediale, ndërkohë që ky Komunitet i ka gazetarët e vet të mrekullueshëm, profesionistë e të palodhshëm, ka sektorin e vet për Marëdhënie me Publikun si dhe i ka nja dy-tre redaksi të revistave të ndryshme, në të cilat, askund nuk lakohet e as që parashihet emri i “gazetarit-sekser të Sulejman Rexhepit”!

Ta uroshë H. Bujar ef. Spahiun, duke ia përfolur dy nga personalitetet shumë të rëndësishme të jetës bashkëkohore fetare islame në Shqipëri, Skënder Bruçën dhe Ylli Gurrën, është përpjekje satanike për t’ia rrënuar dy nga shtyllat kryesore mbi të cilën qëndron krenare e kaluara jo e largët e lavdishme e KMSH-së! Natyrisht, që në fillim edhe kjo përpjekje e radhës e Sulejman Rexhepit quhet e dështuar dhe e refuzuar katërcipërisht.

Në fund të takimit, konstatim i përbashkët i këtyre “mysafirëve të paftuar” të H. Bujar ef. Spahiut ka qenë: “e paskemi të lehtë për ta futur në grusht këtë bilbil”! Ky paska qenë nijeti kryesor i uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, si dhe dëshira e tij për t’u prezantuar te “nëntshi” si “ndihmues i njerëzve në nevoj”!  Sulejman Rexhepi njihet si rjepës i myslimanëve anekënd botës dhe jo si ndihmues. Deri më sot nuk ka dalur një mysliman në botë që të thotë ”faleminderit Mulla Sulë”, por, përkundrazi, në adresë të tij shkojnë miliona sharje, ofendime, mallkime dhe selame të kësaj natyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *