Platforma e Tiranës – Bushati: Shqipëria nuk ndërhyn në punët e Maqedonisë, thjesht këshillon

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar ndaj akuzave të zytyarëve maqedonas për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshme të shtetit maqedonas.

Bushati deklaron se Shqipëria  asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të shtetit fqinj.

Kryediplomati shqiptar thotë se zyrtarët maqedonas gabojnë kur deklaratat politike shqiptare i quajnë platformë të Tiranës.

Bushati: Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore. Ka platformë të partive politike shqiptare, e diskutuar me Gruevskin e Zaev.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sërish refuzoi që ti jap mandatin për krijimin e qeverisë së re, liderit të opozitës Zoran Zaev duke theksuar se do qëndrojë pranë këtij vendimi përderisa nuk largohen pengesat juridike dhe politike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni janë zhvilluar më 11 dhjetor të vitit 2016, por ende nuk ka të mandatuar për krijimin e qeverisë së re sepse Ivanov refuzon që ta mandatoj liderin e opozitës duke theksuar se marrëveshja për koalicionin me partitë shqiptare është e bazuar në platformën e hartuar në Tiranë, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.

/Oranews.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *