Po zgjërohet koalicioni anti-Sulejman Rexhepi

Këto ditë, doli nga botimi ILMIHALI në gjuhën shqipe i përgatitur nga të tri komunitetet shqiptare, nga KMSH, BIK dhe BFI, dedikuar shqiptarëve mysliman të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Tirazhi prej mijëra kopjeve tashmë është distribuar nëpër të tri bashkësisë islame përkatëse dhe, gjithësesi, vlenë për t’u lavdëruar dhe admiruar puna e komisionit amë që ka përgatitur këtë vepër antologjike e filluar qysh në kohën e ish sekretarit gjeneral të BFI-së Afrim Tahiri.

Nga ana tjetër, po kështu, këto ditë, fill pas botimit të këtij Ilmihali shqiptar, në Maqedoni ka ardhur edhe një Ilmihal tjetër i përgatitur në Republikën e Turqisë, kurse Myftinisë së Shkupit i është dhënë një numër i konsiderueshëm ekzemplarësh (4000 copë) dhe, me këtë rast, me përgjegjësin e kësaj Myftinie, përgjegjësi për jeten fetare pranë Ambasadës Turke në Shkup, ka nënshkruar një memorandum në të cilën, gjithësesi që parashihet edhe puna nëpër mektebe të xhamiave të Shkupit duke u bazua në planprogramin e këij Ilmihali të përgatitur në Turqi. Pse ky Ilmihal paralel dhe, kujt i pengon Ilmihali shqip i përgatitur nga komisioni prej teologëve shqiptarë e në të mirë të islamt tradicional i mbështetur në Mez-hebin Hanefi?

Nuk është problem parësor ky i Ilmihalit paralel sa, nga ky memorandum-protokoll bashkëpunimi na del një problem edhe më madhor! A po bëhet Dijaneti i Turqisë edhe me një Myftini, me atë të Shkupit, apo, a po i del ndoresh Sulejman Rexhepit kjo Myftini. Ditë më parë dhjetra portale shkruajtën se, Myftinia e Shkupit më në krye Myftiun Qenan Ismaili nuk janë në raporte të mira me BFI-në e Sulejman Rexhepit dhe se, do të ndërmarrin një sërë veprimesh për ta dëshmuar pakënaqësinë me “politikat vakufore” të Sulejman Rexhepit për sa i përket “menaxhimit” me vakëfin e Shkupit.

Kushtetuta e BFI-së të drejtën për komunikim me ndërkombëtarët, gjegjësisht, për përfaqësim të myslimanëve para faktorëve relevantë në vend dhe jasht ia njeh ekskluzivisht Reisul Ulemasë së BFI-së. Të gjitha marrëveshjet në mes të institucioneve vendore apo ndërkombëtare nënshkruhen në mes të përfaqësuesve të institucioneve dhe vetë Reisit të BFI-së.

Në rastin konkret kemi një injorim të dyfishtë që shprehet ndaj “reisit” aktual, uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepi. E injoron myftiu aktual, Qenan Ismaili, por edhe Ambasada e Turqisë, e cila, edhe kohë më parë, me rastin e distribumit të veprës “Islami përmes haditheve” e injoroi tërësisht BFI-në dhe “reisin”, ashtu siç po e injoron edhe përgjatë vizitave të Xhamisë në Fushë Tophanë që po ndërtohet nga Dijanei i Tuqisë, por që pronari faktik është vetë BFI-ja. Nuk ndodhë në botë që dikush të vizitoj një ndërtim pa pronarin apo pa përfaqësues të caktuar nga pronari i objektit.

Ky bashkëpunim i ndërsjellë në mes të Ambasadës turke dhe Myftinisë së Shkupit, në fakt mund të përkthehet edhe si një zgjërim koalicioni që do ta luftojnë deri në pikë të fundit stagnuesin dhe rrënuesin më të madh të jetës fetare islame në vend, Sulejman Rexhepin. Ishalla Zoti në hajër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *