Policia heton zyrtarët që shkelën rregullat në trafik

 

Përmes një njoftimi dërguar medieve, Policia e Kosovës njofton për punën e bërë në hetimin e zyrtarëve policor që thyen rregullat e trafikut.

Njoftohet se njëri nga zyrtarët është identifikuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë, ndërsa në rastin tjetër hetimet për identifikim të zyrtarit vazhdojnë.Ditë më parë, dy automjete policore thyen rregullat e trafikut në rrugën “Bill Clinton” – tek semaforët Te Santea.Një xhirim i publikuar nga një qytetar tregonte dy autmojete të Policisë së Kosovës tek nuk respektojnë rregullat e trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *