Policia publikon emrat e 22 personave më të kërkuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar listën me 22 personat më të kërkuar në qarkun e Tiranës.

Ndër ta ka të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 22 vite burgim.

Ata janë në kërkim prej disa vitesh dhe të dënuar nga Gjykata në mungesë. Ajo që bie në sy është fakti se të gjithë janë të dënuar për vrasje.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të njoftojnë dhe të japin informacion nëse kanë për këdo prej të kërkuarve, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.

Leave a Reply