Policia tregon detajet e arrestimit te Rektorati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e djeshëm të kryetarit të Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa dhe punëtorit të sigurimit të Rektoratit “Hasan Prishtina”.

Sipas Policisë ata kanë mbishkruar mbi shtatoren e vendosur në rektorat, si dhe kanë tentuar të shkruajnë edhe mbi muret e rektoratit.

Personeli i sigurimit fizik ka intervenuar duke mos i lejuar që të vazhdojnë me mbishkrime dhe gjatë intervenimit ka pas edhe një kacafytje mes organizatorit dhe sigurimit.

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Leave a Reply