Politico.eu: Dera për anëtarësim përfundimtar të Shqipërisë është e hapur

Pas një sesioni maratonë të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme, vendet europiane ranë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin, thanë diplomatë të ndryshëm, shkruan POLITICO.EU.

Rezultati i diskutimeve ishte një tekst kompromisi ku Këshilli ra dakord ‘’ta caktojë hapjen e negociatave në qershor 2019’’.

Sidoqoftë, dy vendet duhet të bëjnë progres në reforma, sidomos ato që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor.

‘’Hapja e negociatave do të përfaqësojë një sinjal të qartë se unioni është i gatshëm të përtërijë zgjerimin e tij me gjashtë vendet e Ballkanit Perënidmor’’, thekson POLITICO.EU.

‘’Gjuha e deklaratës së djeshme lejon qeveritë proeuropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u thonë qytetarëve të tyre se dera për një anëtarësim përfundimtar është e hapur’’, thekson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *