Portet shqiptare pezullojnë lundrimin

Në detin Jon dhe në Adriatik është pezulluar përkohësisht lundrimi i mjeteve për shkak se sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, gjë që do të ndikojë edhe në ujërat territoriale.

Në detin Adriatik dhe Jon ka erëra të forta dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm. Një ditë më parë në njoftimin e tyre, DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme./abcnews.al/

Leave a Reply