Presidenti Erdogan pret në takim homologun ukrainas, Poroshenko

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua sot në Stamboll me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Poroshenko u takuan në pallatin Mabeyn në Stamboll. Takimi u zhvillua në prani të medias, më pas biseda e dy liderëve vazhdoi me dyer të mbyllura.

Pas takimit planifikohet një konferencë e përbashkët për mediat.

Poroshenko më herët, në kuadër të vizitës në Turqi, u takua me Patriarkun ekumenik Bartolomeu I.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *